Shpërthen tritoli në banesën e 52-vjeçarit në Shkodër/ Detajet e para

Shqipëria

Shpërthen tritoli në banesën e 52-vjeçarit në Shkodër/ Detajet e para

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola” në Shkodër.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:45 minuta.

Nga shëprthimi, është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës, ndërsa policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit S. Sh. 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat