Ngacmim seksual, dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vjedhje në hotel, arrestohen tre persona në Durrës

Shqipëria

Ngacmim seksual, dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vjedhje në hotel, arrestohen tre persona në Durrës

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Një 37-vjeçar E.Gj është kapur nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Një 39-vjeçar B. P është vënë në pranga pasi ka vjedhur sendet personale të disa shtetasve të huaj në një hotel në lagjen nr.13 në Durrës.

Po ashtu një 27-vjeçar tjetër E. S. nga Tirana u arrestua pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat