Autoritetet angleze publikojnë raportin: Shqiptarët drejtojnë trafikun me gomone, ja me kë bashkëpunojnë

Shqipëria

Autoritetet angleze publikojnë raportin: Shqiptarët drejtojnë trafikun me gomone, ja me kë bashkëpunojnë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

NCA, FBI-ja angleze publikoi raportin vjetor për vitin 2022 dhe prioritetet gjatë 2023.

Në raport analizohet me detaje veprimtaria e grupeve kriminale shqiptare, posaçërisht e atyre të përfshirë në emigracionin ilegal, të njerëzve nga Franca në Angli me gomone.

Në raportin që disponon Top Channel thuhet se: “Gjatë muajt Maj shikuam një rritje te mbërriturve shqiptarë duke përdorur gomonet, gjë e cila vijon edhe gjatë verës. Kjo është duke ndodhur ne një kohë kur në pamë një numër tejet të ulet gatë pranverës krahasuar me të mbërriturit gjatë 2022/2023“.

Po në këtë raport agjencia britanike e cila përballet me luftën ndaj krimit te organizuar jep këtë shpjegim për këte lloj trafiku dhe rritjes përsëri te numrit të mbërriturve gjatë 2023 me gomone në Angli.

Raporti evidenton se: “Kjo rritje lidhet me një numër faktorësh. Më së shumti me rritjen e bashkëpunimit mes grupeve kriminale shqiptare dhe atyre grupeve kriminale kurde kontrolluese më së shumti të tregut të kalimeve të kanalit të Lamanshit me gomone.

Grupet kriminale shqiptare veprojnë si ndërmjetës në të siguruarin e vendqëndrimit të emigrantëve shqiptarë me gomone shfrytëzues të emigracionit ilegal. Shqiptarët e përfshirë në trafik droge rekrutojnë te tjerë shqiptare të cilët u paguajnë kalimin e me pas kthehen në pengje të pagesës kthyer në borxh“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat