Urdhërarresti për Arben Ahmetajn dhe largimi i tij nga vendi, Petro Koçi: Parlamenti gaboi, u nxitua me heqjen e imunitetit

Shqipëria

Urdhërarresti për Arben Ahmetajn dhe largimi i tij nga vendi, Petro Koçi: Parlamenti gaboi, u nxitua me heqjen e imunitetit

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:24
 Petro Koçi

Në rubrikën “Opinion” në News24 Petro Koçi, foli për mbledhjen e Asamblesë të Partisë Socialiste, ditën e nesërme duke thënë se në fokus pritet të jetë një lloj parapërgatitje  të sezonit politik, por edhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Siç përfundon viti shkollor edhe politika merr njëlloj pushimi të vogël. Mendoj që në përgatitje të këtij sezoni politik PS mbledh asamblenë. Arsye ka shumë, por edhe fitorja në zgjedhje besoj do të jetë edhe një arsye, por edhe diskutime për përgatitje për zgjedhjet e ardhshme”, tha Petro Koçi.

Sa i përket urdhër arrestit ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Koçi u shpreh i rezervuar duke thënë se nuk Ahmetaj nuk ishte qeveri.

Ndërsa për largimin nga vendi të ish-zëvendëskryeministrit, Koçi tha se është zgjedhje personale.

“Në fund të fundit këtë që ka ndodhur e ka nënshkruar vetë ai. Heqjen e imunitetit, fillimin e ndjekjes penale. Por parlamenti gaboi sepse u shpejtua shumë për t’i hequr imunitetin, sepse ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët. Nuk mundet që parlamenti, komisioni i Mandateve dhe i parlamentit, të lëshojë lloj-lloj episodesh që mund të mos kenë interes penal, por politik. Ndaj edhe këtu duhet kujdes, pasi jo më kot SPAK ka thënë se nuk duhet të rrezikuar sekreti hetimor, dhe duke folur kaq shumë edhe mund të kenë dalë. Pra këto e ndihmojnë. Personat që kanë fuqi për të rrëzuar prova dhe penguar dëshmitarë nuk ka nevojë që të kenë imunitet”, tha ndër të tjera Koçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat