“Bardhi, pengesa e fundit e Bashës në PD”/ Bejko: Nuk mund të ndalojë procesin e zgjedhjeve

Shqipëria

“Bardhi, pengesa e fundit e Bashës në PD”/ Bejko: Nuk mund të ndalojë procesin e zgjedhjeve

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 17:27
Roland Bejko

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazment Bardhi nuk mund të mbledhë Këshillin Kombëtar, dy ditë para zgjedhjeve për kryetarin e partisë.

Në një intervistë për ABC News, Bejko u shpreh se Bardhi nuk ka tagër për të bërë diçka të tillë.

Sipas Bejkos, Bardhi nuk mund të pengojë zgjedhjet në Partinë Demokratike.

“Anti-statutore është ky veprim që bën zoti Bardhi, sepse nuk është në tagrin e Sekretarit të Përgjithshëm të mbledhë Këshillin Kombëtar. Këshillin Kombëtar, Sekretari i Përgjithshëm e mbledh vetëm në një rast, në rastin kur kryetari jep dorëheqjen dhe kërkohet që një nga nënkryetarët, të ushtrojë detyrat e kryetarit të partisë. Është jo statutore, është e paligjshme. Këshilli Kombëtar, edhe sikur të mblidhen të gjithë, nuk e ka tagrin t’i ndalojë zgjedhjet. Nuk është në tagrin e Këshillit Kombëtar të vendosë zhvillimin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Nuk e ka kompetencë, e ka Kryesia e partisë. Këshilli Kombëtar është një organ i cili miraton vendimet që merr Kryesia. Këshilli Kombëtar mblidhet kur e thërret kryetari, Kryesia, ose 1/4 e anëtarëve në Këshillin Kombëtar.

Në rastin konkret, nuk e dimë a e ka firmat për ta mbledhur Këshillin Kombëtar? Në të gjitha pikëpamjet, Gaz Bardhi është vendosur gabim”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat