A do të preket Shqipëria nga stuhia e Italisë? Sinoptikanët paralajmërojnë kthesën drastike të motit

Shqipëria

A do të preket Shqipëria nga stuhia e Italisë? Sinoptikanët paralajmërojnë kthesën drastike të motit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje live me Skype në News24, foli për situatën meteorologjike në vend, ku tha se më në fund temperaturat do të pësojnë ulje.

Porja u shpreh se ditët e mbetura të korrikut dhe 10 ditëshi i parë i Gushtit parashikohet me temperatura më të ulëta, maksimalja jo më shumë se 35 gradë Celsius, teksa prezent do të jenë dhe reshjet e shiut kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd.

Ajo çka mbetet shqetësuese sipas sinoptikanes janë erërat, ku pritet shpejtësia deri në 60 km në orë, kryesisht në Shkodër dhe Vlorë.

“Kjo masë e ftohtë që vjen nga veriu arriti të depërtonte këtë valë të nxehtë, të gjatë. Dje u shënua temperatura më e lartë në vend, 43.6 gradë në Elbasan. Janë temperatura të larta dhe do thoja se kjo valë ndryshe nga të tjerat, Elbasani dhe Berati kanë pasur temperatura prej më shumë se 10 ditësh, 40 gradë. Edhe në Gjirokastër u regjistruan temperatura të larta. Sot ndihet ky mot zagushi, për shkak të shtimit të lagështirës. Do ketë reshje shiu dhe rrebeshe, ku pritet të rrezikohet Tirana, Elbasani dhe Librazhdi. Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet nuk do jenë problematike. Ajo çka do jetë problematike është temperamenti i erës, sidomos në Shkodër dhe Vlorë. Kjo çon në përhapjen e vatrave të zjarrit, ku pritet të shkojë  deri në 60 km në orë.

Lajmi i mirë është se deri në datat 7-8 gusht do jenë prezent temperatura deri në 35 gradë. Gushti futet në temperatura normale, por mund të kemi herë pas here vala të nxehtit. Gushti nuk do shënojë temperatura të larta siç ishte Korriku, vlen të theksohet se prezent do jenë dhe reshje shiu, megjithatë nuk parashikohet si situata në Itali”, u shpreh Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat