Lala zbardh detaje të reja nga operacioni i ditës së sotme, ja kush është Oltion Bistri

Shqipëria

Lala zbardh detaje të reja nga operacioni i ditës së sotme, ja kush është Oltion Bistri

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 18:13
Klodiana Lala

Mes emrave të zyrtarëve të lartë të policisë, që u arrestua me urdhër të SPAK është dhe Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Bistri ishte shkarkuar 4 ditë më parë nga detyra e sipërcituar, për t’u emëruar si Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.

Kujtojmë se Bistri kishte marrë detyrën e Shefit të Operacionales, një pozicion me rëndësi për përgjimet në strukturën e Policisë, vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat