“Çdo qelizë e shtetit e kapur, për të shkatërruar zgjedhjet”, paralajmëron Meta: Ringritje të opozitës!

Shqipëria

“Çdo qelizë e shtetit e kapur, për të shkatërruar zgjedhjet”, paralajmëron Meta: Ringritje të opozitës!

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:54
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka sulmuar ashpër qeverinë, flet për ringritjte të opozitës, që sipas tij do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta thekson se qytetarët janë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar shoqërinë.

“Jemi në një situatë përballë një regjimi ku opozita ka bërë çdo gjë për të ndërgjegjësuar gjithë shoqërinë që dëshiron të jetojë e lirë dhe e panënshtruar nga ky regjim, i cili ka kapur çdo qelizë të shtetit dhe çdo institucion me qëllim për të shtypur lirinë e qytetarëve, për të shkatërruar zgjedhjet, për të shkatërruar konkurrencën dhe ekonominë e tregut dhe për të instaluar sundimin e një pakice në kurriz të të gjithë shoqërisë.

Kjo është një betejë e vështirë. Është një betejë, e cila kërkon kohën e saj, edhe padyshim që opozita besoj se do të ketë edhe ajo reflektimet përkatëse. Ringritja e opozitës do të vijë bashkë me ringritjen e shoqërisë.”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat