Gjiknuri dorëzon detyrën, Klosi: Do freskoj partinë, duam mandatin e katërt

Shqipëria

Gjiknuri dorëzon detyrën, Klosi: Do freskoj partinë, duam mandatin e katërt

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:28
Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi

Damian Gjiknuri paraditen e sotme dorëzoi detyrën e sekretarit të përgjithshëm tek Blendi Klosi. Ai tha se partia po riorganizohet dhe i gjithë sekretariati ka dhënë dorëheqjen. Në shtator, tha më tej deputeti socialist, PS do të futet në një proces zgjedhor për ta bërë më efikase.

“Siç tanimë është krijuar tradita, pas një suksesi elektoral, PS i nënshtrohet rifreskimit të ekipit drejtues.

Kalimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm tek kolegu Blendi Klosi, i hap rrugën riformatimit të strukturës në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Klosi do të dijë ta çojë në një stad tjetër të ri partinë” tha Gjiknuri.

Në fjalën e parë si sekretar i përgjithshëm, Klosi tha se “do të reformoj partinë për zgjedhjet e 2025-ës. Miku dhe kolegu im, Damiani ka bërë një punë shumë të mirë. Në 2025 nuk kemi objektiv vetëm mandatin e katërt, por një parti që është reformuar” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat