Akuzat për inceneratorët, flet për herë të parë Damian Gjiknuri

Shqipëria

Akuzat për inceneratorët, flet për herë të parë Damian Gjiknuri

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:30
Damian Gjiknuri

Gjatë një daljeje për mediat, Damian Gjiknuri i përgjigjur pyetjes në lidhje me akuzat e ngritura edhe nga opozita në lidhje me Zoton dhe bashkëpunimin me të të.

Pyetja: Ju deklaruat se nuk ka marrë kontratë nga shteti. Sa normale është kjo procedurë në favor të kompanisë së një personi që rezulton se ka paguar hotele për ju. Nuk ju shqetëson që ky ka marrë të dhënat personale për ju?

Gjiknuri: Unë shqetësohem për veprimet që bëj vetë. Moszbatimi i ligjit do ishte krim. Nuk kanë lidhje njëra me tjetrën. Unë nuk kam propozuar që të bëhet impianti i djegies, nuk e gjykoj që ishte gabim.

Drejtësia do e nxjerrë, po deri më tani nuk ka dalë që unë kam përfituar. Këta ishin 2 njerëz që bënin bizneset e tyre, njërin e njoh që në vitin 2001 kur punova në ministrinë e mbrojtjes me të, por mos gjykoni veprimet e 10-15 vjet më parë. Nuk është terrorist ndërkombëtar. Vendimarrjet janë vepra për t'u gjykuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat