Konflikt mes dy personave te “Varri i Bamit”, një i plagosur

Shqipëria

Konflikt mes dy personave te “Varri i Bamit”, një i plagosur

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N.

Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat