Urgjenca pediatrike në 4 poliklinika, mjekët: Ofrojmë të njëjtin shërbim 24 orësh

Shqipëria

Urgjenca pediatrike në 4 poliklinika, mjekët: Ofrojmë të njëjtin shërbim 24 orësh

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:15
Elda Spahiu

4 qendra shëndetësore, në kryeqytet po ofrojnë shërbim urgjence pediatrike, për banorët e  zonave. Poliklinika numër 10 është një prej atyre që krahas shërbimit për patologji të ndryshme për banorët e njësisë numër 4, po ofron edhe shërbimin e urgjencës 24 orë për të vegjlit.

“Mesatarsisht 6-7 urgjenca, janë menaxhuar shumë mirë. Kryesisht këtu paraqiten me në gjendje febrile me temperaturë mbi 38 pas ekzaminimit mjekësor ka rezultuar si pjesë e virozave të stinës, që janë gastroenteritet.

Nga ana tjetër dhe pse në përqindje të ulët vijojnë virozat e rrugëve të sipërme respiratorë”- tha Elda Spahiu, mjeke pediatre, qendra shëndetësore numër 10.

Duke qenë se temperaturat janë ende të larta, mjekët sugjerojnë që të bëhet kujdes, ndërsa apelojnë që të drejtohen tek mjeku i familjes në kohë që kanë problematika shëndetësore.

 “Përgjatë muajit korrik në 4 urgjencat pediatrike të çelura në qendrat shëndetësore, në laprakë, kombinat, qendër dhe kinostudio mjekët kanë realizuar mbi 1000 vizita, duke shmangur kështu fluksin në shërbimin e urgjencës në Qendrën spitalore universitare nënë tereza”- tha Elda Spahiu, mjeke pediatre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat