Agim Nesho: Non grata? Jo vendime të SHBA, por të administratës amerikane

Shqipëria

Agim Nesho: Non grata? Jo vendime të SHBA, por të administratës amerikane

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:59
Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Agim Nesho,

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Amerikë, Agim Nesho, ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania ku ndër të tjerat ai foli edhe për shpalljet e non gratave.

Ai tha se procesi i non gratave nuk është një proces eficent dhe këtë e zbulojnë sipas tij edhe artikujt që publikohen në SHBA.

Ai tha gjithashtu se vendimet për shpalljen non grata janë vendime që nuk merren nga Amerika por nga adnimistrata amerikane.

“Kjo është një nga mënyrat që shtetet e bashkuara të Amerikës e kanë menduar se është në mungesë të impenjimit të tyre direkt, por kjo është diçka që ka shumë rëndësi për arsye se kërkon një element tjetër të rëndësishëm që mendohet për në kushtet e Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo administratë nuk e ka bërë.

Kërkon transparencë të plotë dhe bashkëveprimin e opinionit publik ku zhvillohet politika e non gratave, Edhe në shtypin amerikan ishte një artikull ku thoshte “politika e non gratave nuk është një politikë eficente” dhe tregon që është kjo administratë,  jo Amerika, ky sistem i administratorëve që janë në këto katër vite në departamentin e jashtëm nuk e kanë gjetur të mundur marrëdhëniet si duhet të bashkëpunojnë”,-tha Agim Nesho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat