E trishtë, mësoi që kishte vajzën me sëmundje të keqe, gruaja helmohet me fotoksinë

Shqipëria

E trishtë, mësoi që kishte vajzën me sëmundje të keqe, gruaja helmohet me fotoksinë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:04
Pranvera Berisha

Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fostoksinë. Pranvera Berisha mësohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi “fostoksinë” në banesën e saj.

Kanë qënë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanē transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.

Mjekët e spitalit të Beratit, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, e kanë transportuar gruan drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku pas disa orësh ajo gjeti vdekjen.

Mësohet se gruaja kishte vendosur të vriste veten pas një sëmundjeje të rëndë që kishte prekur vajzën e saj.

43-vjeçarja Pranvera Berisha prej disa vitesh punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat