Surprizon moti, kjo e shtunë do të ketë vranësira

Shqipëria

Surprizon moti, kjo e shtunë do të ketë vranësira

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Gjatë natës i gjithë vendi do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat