Megaoperacioni i SPAK, nis seanca për zyrtarët e lartë të drejtësisë dhe biznesmenin

Shqipëria

Megaoperacioni i SPAK, nis seanca për zyrtarët e lartë të drejtësisë dhe biznesmenin

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ka nisur seanca për verifikimin e kushteve të masave të sigurisë marrë në mungesë për 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.

Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita do të njihen në Gjykatë me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave.

Ndërkohë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë.

Ndërkohë, mbeten në kërkim shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat