Dhunuan përmbaruesit gjyqësorë, arrestohen babë e bir

Shqipëria

Dhunuan përmbaruesit gjyqësorë, arrestohen babë e bir

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Goditën me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët iu kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, arrestohen menjëherë babë e bir.

Pas marrjes së njoftimit se në ambientet e një hoteli në fshatin Mirakë, 2 shtetas kishin goditur me grushte, për shkak të detyrës, 2 përmbarues gjyqësorë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 50 vjeç dhe N. H., 24 vjeç (babë e bir), të dy banues në Elbasan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, kanë goditur me grushte 2 përmbarues gjyqësorë, të cilët kishin shkuar në ambientet e hotelit të 2 shtetasve të arrestuar, për të sekuestruar pajisje të këtij hoteli, në zbatim të një vendimi civil të vitit 2014, të Gjykatës së Elbasanit, me objekt dëmshpërblimin e shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat