Votimi për kreun e PD-së në Korçë, pjesëmarrje e ulët

Shqipëria

Votimi për kreun e PD-së në Korçë, pjesëmarrje e ulët

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Numri i qytetarëve është shumë i pakët në gjithë qendrat e votimit të juglindjes se vendit, përfshi dhe degën e PD Korçë aty ku mendohet që votuesit janë më të shumtë.

Deri në orën 9:00 të mëngjesit të së shtunës është regjistruar përqindje e ulët e pjesëmarrësve në votimin për kryetar të Partisë Demokratike.

Për kryetarin e PD-së zyrtare në Korçë, Elvin Bregu kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 500 anëtarë të kësaj force politike dhe numri i votuesve në orët në vijim do të rritet.

I ulët numri i votuesve ka qenë dhe në degët e PD Devoll, Pogradec, Maliq dhe Kolonjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat