810 bimë kanabis të asgjësuara në Vaun e Dejës, kultivuesi arrestohet në flagrancë

Shqipëria

810 bimë kanabis të asgjësuara në Vaun e Dejës, kultivuesi arrestohet në flagrancë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

810 bimë kanabis janë asgjësuar në fshatin Bushat, Vau i Dejës.

Njëri nga autorët që i kultivonte bimët është kapur në flagrancë dhe ëstë arrestuar nga policia. Puna për identifikimin e autorëve të tjerë vijon.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrolleve antikanabis, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Forte”, si rezultat i të cilit, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, janë gjetur dhe asgjësuar 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Gjatë operacionit, është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike, njëri nga autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi E. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat