Zgjedhjet për kreun e ri të PD, përfundon numërimi i votave në Delvinë. Ja kush kryeson mes Bashës dhe Hanit

Shqipëria

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, përfundon numërimi i votave në Delvinë. Ja kush kryeson mes Bashës dhe Hanit

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 19:41
Foto ilustrim

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Delvinë, për garën e zhvilluar për kreun e ri të PD-së.

Në garën e zhvilluar gjatë ditës së sotme ishin ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe Gjergji Hani nga shtresa e ish-të përndjekurve politikë.

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se nga 336 votues në lista, kanë votuar 194 prej tyre.

Nga 194 vota në total, Basha ka marrë 150 prej tyre, Hani 38 dhe 6 vota janë shpallur të pavlefshme.

Ndërkohë vijon procesi i nuërimit të votave edhe në zonat e tjera zgjedhore në mbërë Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat