​Nis numërimi i votave për kryetarin e ri të PD-së

Shqipëria

​Nis numërimi i votave për kryetarin e ri të PD-së

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Në të gjitha qendrat në Shqipëri është mbyllur procesi i votimit, ndërsa ka nisur numërimi i votave për të zgjedhur kryetarin e ri të PD-së.

Numri është shumë i ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 (41.000 votues), ku Basha mori mandatin e tretë. Ndërsa këtë të shtunë pati jo më shumë se 15 mijë votues.

Teksa votoi në njësinë 8, Lulzim Basha, i cili garon për pozicioni e kreut të Partisë Demokratike, u bëri thirrje të gjithë demokratëve të marrin pjesë në votime.

Ai tha se dita e sotme ka një domethënie të veçantë për shkak të rrethanave ku ndodhet PD-ja.

“Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që i janë drejtuar kutive të votimit, në këtë ditë me domethënie të veçantë, për nga rrethanat, unike për PD. Jemi përballur me sfida si askush tjetër. Ata mijëra demokratë kanë përballuar sfida të mëdha. Vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar për kauzat dhe vlerat që i bashkojnë ata. Kjo dalje masive, për të cilën në mëngjes kam marrë qindra mesazhe, shoqëruar me imazhe, për të vendosur që përmes votës së tyre sot, të rinisim një ringritje të PD, jo vetëm për demokratët, por për çdo shqiptar, me shpresën te Shqipëria dhe Zoti.”, tha Basha.

Më herët, rreth orës 10:00 votoi edhe kundërshtari i tij i vetëm, Gjergji Hani.

Partia Demokratike zgjedh sot kryetarin e ri. PD ka thirrur 25 mijë anëtarë që të votojnë.

Në zgjedhjet e sotme nuk priten surpriza, pasi në garë me Lulzim Bashën është kandidati Gjergji Hani, një figurë e panjohur në PD, përballë asaj të ish-kryedemokrati i cili e ka drejtuar për 8 vite selinë blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat