Zjarri rrezikoi banesat në Gjirokastër, zjarrfikësit e vënë nën kontroll

Shqipëria

Zjarri rrezikoi banesat në Gjirokastër, zjarrfikësit e vënë nën kontroll

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Vatra e zjarrit mbi kodrën e fshatit “Arshi Lëngo” në njësinë Antigone në Gjirokastër, është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse nga Gjirokastra, Libohova dhe Dropulli.

Kreu i zjarrfikëseve Pëllumb Shalari tha se përmasa e zjarrit ishte e rrezikshme për banesat, por u ndërhy në kohë dhe flakët u neutralizuan.

Policia sipas tij duhet të identifikojë zjarrvënësin dhe të ketë ndëshkime në kohë.

Pesë zjarrfikëse dhe mbi 30 efektivë morën pjesë në shuarjen e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat