Thellohet tragjedia/ Vrau gruan e tij në banesë, gjendet i vdekur autori

Shqipëria

Thellohet tragjedia/ Vrau gruan e tij në banesë, gjendet i vdekur autori

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 10:50
Gjergj Mullalli

Autori i ngjarjes së mbrëmshme në fshatin Zëmblak të Maliqit është gjetur i vrarë nga policia.

Dyshohet se Gjergj Mullalli i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Luiza Mullalli në banesë është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Ai ishte në arrati.

KjLuiza Mullalli, u vra nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli dhe u hodh në gropën septike. Luiza ishte nënë e tre fëmijëve, përkatësisht dy vajzave të moshave 24 dhe 23 vjeç dhe një djali 21-vjeçar.

Familjarët thonë se çifti ishte në proces divorci dhe prej muajit Nëntor viktima kishte urdhër mbrojtje nga gjykata e Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat