Vrasja në Maliq/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla niset për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës

Shqipëria

Vrasja në Maliq/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla niset për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 11:49
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është nisur për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq.

Vizita e Ballës në Korçë vjen pas dëshmive të familjarëve se autori i krimit, Gjergji Mullalli, ishte thirrur disa herë në Polici, por asnjëherë nuk ishte proceduar penalisht për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshmë në fshatin Zëmblak të Korçës, ku Gjergji Mullalli pas përndjekjes dhe dhunës konstante të ushtruar ndaj bashkëshortes Luiza Mullalli, pavarësisht se ajo posedonte një urdhër mbrojtje, i ka marrë 46-vjeçares jetën dhe trupin e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza pranë banesës së saj.

Çifti, në proces divorci, kishte tre fëmijë. Gruaja shkonte shpesh te dy vajzat në Greqi, ndërsa autori jetonte me djalin në Zëmblak në banesën e prindërve të tij. Autori punonte në ndërtim, ndërsa viktima në rrobaqepësi në Korçë. Sipas familjarëve të viktimës autori konsumonte shpesh alkool.

Pas krimit 55-vjeçari është arratisur, ndërsa policia ka mundur ta rrethoj gjatë ditës së sotme, ku dhe i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Mes lotësh dhe e tronditur nëna e 46-vjeçares akuzoi motrën e autorit të krimit si personin që urdhëroi vrasjen, e cila aktualisht jeton në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat