Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë, janë arrestuar 66 persona në 7 muaj

Shqipëria

Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë, janë arrestuar 66 persona në 7 muaj

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Policia ka ushtruar kontrolle të shtuara me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar ndëshkimit të drejtuesve të mjeteve të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Gjatë periudhës janar – korrik 2023 janë kapur në flagrancë 66 drejtues mjetesh që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Për të cilët janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat