Zjarre në Dropull dhe Lazarat, ndërhyjnë zjarrfikësit

Shqipëria

Zjarre në Dropull dhe Lazarat, ndërhyjnë zjarrfikësit

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme në rrethin e Gjirokastrës janë regjistruar disa vatra problematike zjarri ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e tyre. Zjarri i parë është regjistruar rreth orës 11.30. në vendin e quajtur ish-furra e gëlqeres.

Në periferi të fshatit Derviçan nga flakët është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre. Për shuarjen në kohë të këtij zjarri kanë ndërhyrë efektivat dhe mjetet zjarrfikëse të bashkive Dropull dhe Gjirokastër. Falë punës së tyre është evituar rreziku i kësaj vatre zjarri për banorët e Dropullit.

Zjarri i dytë u regjistrua në fushat e fshatit Lazarat, rreth orës 14.00, në vendin e quajtur, Siloni. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha ndërsa është dashur ndërhyrja e dy grupeve operacionale të zjarrfikësve të bashkisë Gjirokastër për shuarjen e tij.

 

Shërbimi zjarrfikës në Gjirokastër apelon që në këto ditë të nxehta vere banorët të tregohen të kujdesshëm për evitimin e zjarreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat