Rikthehen zjarret në Maliq, digjen dhjetëra hektarë tokë me kashtë

Shqipëria

Rikthehen zjarret në Maliq, digjen dhjetëra hektarë tokë me kashtë

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 21:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Flakët kanë përfshirë këtë mbrëmje fushën e Maliqit, në pjesën torfike të saj.

Zjarri ka përfshirë hektarë të tërë me kashtë që kanë mbetur pas korrjes së grurit.

  Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por puna e tyre e tyre vështirësohet për shkak të erës së fortë.

Pak ditë më parë, pesë hektarë tokë e mbjellë me grurë u dogj në në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq.  Tokat ku po kultivohej gruri mësohet se ishin marrë me qira nga një biznesmen nga Katari, i identifikuar si Ahmed Alsakka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat