Nis punimet Seminari i Gjuhës Shqipe në Vlorë/ Kushi: Shkollë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës

Shqipëria

Nis punimet Seminari i Gjuhës Shqipe në Vlorë/ Kushi: Shkollë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 22:00
Evis Kushi

Në Vlorë, kanë nisur sot punimet për Seminarin e 16-të të Gjuhës Shqipe, ku merr pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit të Kosovës Arbërie Nagavci.

Pjesë e Samitit janë 150 mësues të gjuhës shqipe në diasporë, të ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Në nisje të punimeve tri ditore, Kushi tha se sot bota po njeh nga afër vlerat e shqiptarëve në kulturë, sport e shkencë. Xhubleta shqiptare që është tashmë në UNESCO, Jaret shkodrane dhe polifonia labe. Ruajtja dhe forcimi i gjuhës është e misioni ynë i përbashkët, tha Kushi, ashtu sikurse edhe “kultura, tradita, dashuria për Shqipërinë, dashuria për Kosovën”.

“Jam shumë krenare që së bashku me Ministren e Arsimit të Kosovës në këto vite kemi shumë arritje, shumë projekte të përbashkëta. Jo vetëm me përfitues shkollat apo arsimin në Shqipëri apo në Kosovë, por edhe në diasporë.

Seminare si ky janë shumë të rëndësishme që ne të marrim edhe ide të tjera nga ju, edhe kritika, siç thanë kolegët, por të diskutojmë bashkërisht se çfarë mund të bëjmë më shumë dhe si mund të bëjmë më shumë, si mund të bëjmë edhe më mirë.”

Ministrja Kushi dha edhe një lajm të ri në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe në shkollë verore për mësues dhe nxënës të diasporës.

“Kemi lajme shumë të mira në fakt. Në shtator Qendra e Botimeve për Diasporën për herë të parë do të organizojë shkollën e parë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës. Po e fillojmë pilotimin vetëm me nxënësit dhe mësuesit e Greqisë por natyrisht do të jetë një traditë të përvitshme, duke përfshirë mësues dhe fëmijë shqiptarë nga gjithë bota”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat