Shpërndante kokainë në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari - në pranga dhe një grua

Shqipëria

Shpërndante kokainë në Ksamil, arrestohet 54-vjeçari - në pranga dhe një grua

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Ksamilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

54-vjeçari shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Në pranga ka përfunduar dhe një 33-vjeçare për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat