Makina përplaset me kamionin në Librazhd, transportohen në spital 3 fëmijë

Shqipëria

Makina përplaset me kamionin në Librazhd, transportohen në spital 3 fëmijë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas paraditen e kësaj të hëne. Korrenspodentja e Euronews Albania, bën me dije se një makinë të tipit “Land Rover” është përplasur më një kamion.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 fëmijë të cilët kanë qenë në “Land Rover”.

Dy ambulanca kanë transportuar në spitalin e Librazhdit fëmijët, të cilët po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Deri më tani nuk ka informacione rreth gjendjes së tyre, por dëshmitarët në vendngjarje kanë bërë me dije se fëmijët kanë qenë në pjesën e pasme të makinës dhe nuk e kishin të vendosur rripin e sigurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat