Ashensorët të pasigurt, mbi 10 mijë në funksion por 1804 rezultojnë të regjistruar

Shqipëria

Ashensorët të pasigurt, mbi 10 mijë në funksion por 1804 rezultojnë të regjistruar

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Ashensorët në Shqipëri nuk janë të sigurt për t’u përdorur. Në vendin tonë mësohet se ka mbi 10 mijë ashensorë, por 18% prej tyre figurojnë të regjistruar dhe kolauduar.

Vetëm 1804 ashensorë janë të regjistruar pranë këtij institucioni, ndërsa rreth 82% e ashensorëve në vend mbeten jashtë radarëve të kontrollit.

Tirana është qyteti i cili ka regjistruar dhe numrin më të lartë të incidenteve në lidhje me problemet me ashensorët.

Deri më tani, nga ISHMT mësohet se nga viti 2019 deri në fund të vitit 2022 janë kryer 1344 inspektime të planifikuara. Nga këto janë vendosur 467 masa administrative, duke nisur nga gjobat e deri tek ndalimi i përdorimit të ashensorit.

Shkaqet kryesore të avarive në ashensorë janë konsumimi i tyre dhe mungesa e kontrolleve.

Administratorët e pallateve dhe ndërtuesit janë përgjegjësit për mbarëvajtjen dhe regjistrimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat