Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Shqipëria

Përplasi për vdekje drejtuesin e motorit, arrestohet 32-vjeçari në Kukës

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 18:54
Policia

Vihen në pranga 2 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasoja, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për dy vepra penale.

Policia bën me dije se në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një aksident të ndodhur më datë 30.07.2023, në aksin rrugor “Kukës–Uzinë”, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. P., 38 vjeç, banues në Itali, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër dhe i ka shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në fshatin Tpla, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte në Bajram Curri, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, është ushtruar kontroll në banesën e 30-vjeçarit, ku është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një jelek antiplumb, si i Policisë, që posedohej pa të drejtë nga ky shtetas. Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat