Po hapte derën e një banese me kaçavidë, kapet në flagrancë hajduti në Golem

Shqipëria

Po hapte derën e një banese me kaçavidë, kapet në flagrancë hajduti në Golem

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar u kap në flagrancë në saj të operacionit policor të koduar “Çasti”, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim për të vjedhur.

40-vjeçari rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.

Si prova atij ju sekuestruan një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi E. M., gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat