Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën e rrugës

Shqipëria

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën e rrugës

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 15:30
Policia

Një aksident është raportuar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, dhe për pasojë makina me targa të Maqedonisë së Veriut është përplasur me bordurën mbrojtëse të rrugës dhe është përmbysur.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikës.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat