Gjashtë në pranga, një në kërkim/ Zbulohet call centeri i paligjshëm në Selitë, bllokohen 110 kompjuterë

Shqipëria

Gjashtë në pranga, një në kërkim/ Zbulohet call centeri i paligjshëm në Selitë, bllokohen 110 kompjuterë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë të Shtetit ka zbuluar një call center të paligjshëm në zonën e Selitës.

Burimet thonë se u arrestuan gjashtë persona, ndërsa një i shtatë me inicialet J. M u shpall në kërkim.

Operacioni i koduar “Selita Center” bllokoi 110 kompjuterë. Të dyshuarit mashtronin qytetarë italianë dhe grekë.

Në momentin e operacionit u konstatuan 56 punonjës në detyrë.

Akuzat ndaj të arrestuarve janë punësim i paligjshëm,  mashtrim kompjuterik, pastrim parash,  fshehje të ardhurash dhe mashtrim me pasoja të rënda.

Dëmi i shkaktuar qytetarëve që kontaktoheshin nga ky call center është i papërcaktuar.

Burimet i thanë Anila Hoxhës se punonjësit u morën në pyetje dhe u lanë të lirë, ndërsa u arrestuan 6 personat që dyshohen se ishin përgjegjës turni dhe përgjegjës personeli.

Ata kishin përshtatur katin e dytë të një objekti duke e kthyer call center.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat