Humb jetën pushuesi serb në Vlorë

Shqipëria

Humb jetën pushuesi serb në Vlorë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 20:33
Foto ilustrim

Një pushues serb ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Dyshohet se 54-vjeçari, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

Atij  i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54 vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat