Ku gjen shtëpi nën 1000 euro/m2 në Tiranë? Eksperti tregon zonat konkrete

Shqipëria

Ku gjen shtëpi nën 1000 euro/m2 në Tiranë? Eksperti tregon zonat konkrete

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 19:29
Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergji Bega

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Gjergji Bega tha në një intervistë për Euronews Albania se çmimet e apartamenteve brenda unazës së vogël dhe të madhe të Tiranës janë mbi 1 mijë euro metri katror.

Ai tregoi se poshtë këtij çmimi mund të blihen vetëm apartamente që ndodhen disa kilometra larg Tiranës.

“Tirana sot është e ndarë me unaza, është unaza e vogël, që është qendra, që kalon nga 9-katëshet deri te Muzeu Kombëtar, e cila është zonë shumë e shtrenjtë me 3 mijë euro metri katrorë ndërsa dyqanet deri në 10 mijë euro.

Nën 1 mijë euro mund të gjesh vetëm jashtë unazës, madje jashtë unazës së madhe, jashtë Astirit. Aktualisht po ndërtohet një kompleks 5 km larg Tiranës ku mund të kapet me 750 euro metri katror. Edhe Fresku, që dikur kishte çmime më të pranueshme, edhe aty po rriten, rrallë mund të gjesh nën 1 mijë euro”, tregoi eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat