Aksident me vdekje në Berat, makina “fluturon në ajër” të moshuarin

Shqipëria

Aksident me vdekje në Berat, makina “fluturon në ajër” të moshuarin

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Stan”, Moravë në Berat.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor 75-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Sakaq policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanve të aksidentit.

“Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat