Situata e nxehtë në politikën shqiptare, analisti i njohur del me deklaratën e fortë: Nuk besoj tek SPAK

Shqipëria

Situata e nxehtë në politikën shqiptare, analisti i njohur del me deklaratën e fortë: Nuk besoj tek SPAK

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Analisti Genc Burimi në një dalje publike komentoi rolin e SPAK në lidhje me situatën e nxehtë në politikë shqiptare.

Ai shtoi se nuk beson tek reagimi i SPAK. “Shoh një SPAK që reagon kur ia sjellin dosjet e kopsitura, por nuk vepron”, tha Burimi.

Më tej analisti u shpreh se rikthimi i Bashës është mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA e miraton rikthimin e Bashës”, ka thënë ai.

Sa i përket rolit të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti u shpreh se nuk ka çfarë të humbasë dhe se do të vazhdojë rrugën e tij.

“Berisha u detyrua të hyjë në koalicion me Ilir Metën. Por këtë herë mendoj do të duhet të punojë për të rikuperuar PD. Besoj se do të krijojë një parti të re, ose do të bëhet parti e re jo me kryetar Berishën. Këtë besoj se Berisha do të krijojë një parti, por deri në zgjedhjet e 2025 mund të ndodhin shumë gjëra. Pasi deri në 2025 mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme, nuk mund të përjashtohet si mundësi”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat