Parashikimi i motit për datën 4 gusht 2023

Shqipëria

Parashikimi i motit për datën 4 gusht 2023

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.

Moti do të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen : në zonat malore 20-34 °C, në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat