Hiqeshin si zyrtarë të lartë dhe tentuan të përfitonin nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit, 3 të arrestuar në Tiranë, në kërkim një tjetër

Shqipëria

Hiqeshin si zyrtarë të lartë dhe tentuan të përfitonin nga një biznesmen nëpërmjet mashtrimit, 3 të arrestuar në Tiranë, në kërkim një tjetër

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay”. Uniformat blu bëjnë me dije se tre persona kanë rënë në pranga, pasi tentuan të fshihnin një shumë parash nëpërmjet mashtrimit duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë 34-vjeçari Afrim Radici, 41-vjeçari Gezim Çelanji, dhe 22-vjeçari Qazim Vata.

Ndërkohë në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

NJOFTIMI:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Replay”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tentuan të përfitonin një shumë të madhe parash, nëpërmjet mashtrimit, nga një shtetas (biznesmen), duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 shtetas.

Shpallet në kërkim një 40-vjeçar, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi.  Sekuestrohen 2 automjete dhe 5 aparate celulare të autorëve të dyshuar.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe Stacionin e Policisë Farkë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike, , në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Replay”, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të disa shtetasve të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin tentuar të mashtronin një biznesmen, për të përfituar shumën 35 000 euro.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi për veprën penale “Mashtrimi”, i shtetasve A. R., 34 vjeç, banues në Librazhd, G. Ç., 41 vjeç, banues në Skrapar, dhe Q. V., 22 vjeç, banues në Kukës. Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat