Ndezi zjarr për të djegur kabllot, por dogji 1 dynym tokë, pranga 52-vjeçarit në Durrës

Shqipëria

Ndezi zjarr për të djegur kabllot, por dogji 1 dynym tokë, pranga 52-vjeçarit në Durrës

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 11:30
Policia

Një 59-vjeçar ka rënë në pranga pasi ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën 1 dynym tokë, që ishte në pronësi të një shtetasi tjetër.

Sipas policisë në Durrës si pasojë e zjarrit u vunë në rrezik edhe banesat që ndodheshin pranë vatrës. Raportohet se në pranga ka rënë 59-vjeçari me inicialet R.K.

NJOFTIMI:

Arapaj, Durrës/Kapet dhe vihet në pranga një shtetas përgjegjës për një tjetër rast zjarrvënieje.

Ndezi zjarr për të djegur kabllo dhe për pasojë, dogji 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, rrezikoi dëmtimin e banesave përreth dhe shkaktoi ndotje të lartë të ajrit, arrestohet 59-vjeçari.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Arapaj, një shtetas kishte ndezur një zjarr që po dëmtonte pronat përreth, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë të autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit R. K., 59 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës.

Për shkak se 59-vjeçari kishte ndezur zjarr për djegien e disa kabllove (me qëllim përfitimin e bakrit), u dogj 1 dynym tokë në pronësi të një shtetasi tjetër, u rrezikua dëmtimi i banesave dhe pronave të tjera përreth, si dhe u shkaktua ndotje e lartë e ajrit në zonë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat