Zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit në SPAK, ja për çfarë do të pyetet

Shqipëria

Zv.kryetari i Bashkisë së Kukësit në SPAK, ja për çfarë do të pyetet

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:02
Granit Gjana

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Mësohet se Gjana do të pyetet lidhur me çështjen e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Gjici u përshi në një skandal, pas videoseksuale në zyrën e Bashkisë, e publikuar në rrjete sociale.

Gjici u rizgjodh më 14 maj, por dha dorëheqjen më 16 qershor dhe po atë ditë u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrë dhe u arrestua pak ditë më vonë për “korrupsion pasiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat