Nesër surpriza me motin, shiu prish planet për fundjavë. Si do të jenë temperaturat në muajin gusht

Shqipëria

Nesër surpriza me motin, shiu prish planet për fundjavë. Si do të jenë temperaturat në muajin gusht

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Keni rezervuar për të bërë pushime në javën e javën e dytë të gushtit dhe keni frikë nga ulja e temperaturave? Sipas parashikimit të meteorologëve, duke nisur nga nesër, do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 6 gradë.

Sinoptikani Halik Osmani në një lidhje live për News24 tha se nesër do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa duke nisur nga e hëna moti do të përmirësohet sërish. Kryesisht temperaturat në bregdet në këtë muaj do të variojnë nga 30-32 gradë celsius.

“Ditët që sapo kaluam kanë qenë me temperatura të larta, ndërsa maksimumi është 36 gradë. Por do të ndryshojë situata e motit. E shtuna do të sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave, ku vlera maksimale e temperaturave do të jetë 30-31 gradë.

Do të ketë reshje shiu në zonat perëndimore. Mesdita do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar duke nisur nga nesër në mesditë. Në zonat e izoluara nuk do të mungojë dhe mundësia për breshër. Kjo situatë do të zgjasë vetëm 24 orë, me rrebeshe. Për fat të mirë, duke nisur nga e hëna, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Në zonat bregdetare, do të ketë temperatura të mira. Vlerat në bregdet për këtë periudhë do të jenë 30-32 gradë celsius.”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat