Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, raportohet për 4 të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, raportohet për 4 të plagosur

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Aksident në aksin rrugor Cërrik -Gramsh, me pasojë 4 të plagosur.

Gazetari Shkëlzen Henkoja bën me dije për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.

Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat