“13 mijë persona për 3 ditë”, fluks në doganën e Kakavijës

Shqipëria

“13 mijë persona për 3 ditë”, fluks në doganën e Kakavijës

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

13 mijë persona kanë hyrë vetëm gjatë 3 ditëve të para të gushtit në pikën kufitare të Kakavijes.

Shqiptarët që jetojnë në Greqi mbajnë numrin më të lartë të personave që kanë hyrë përmes kësaj pike kufitare.

Në këtë fillim gushti në doganën e Kakavijes po regjistrohet një fluks në rritje i emigrantëve që kthehen nga Greqia për të kaluar pushimet e verës në vendlindje.

Përgjatë tri ditëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 mijë persona.

Një numër të konsiderueshëm mes tyre zënë turistët e huaj që udhëtojnë për të kaluar disa ditë pushime në Shqipëri. Numri i lartë i lëvizjeve nuk ka krijuar radhë të pritjes në kufi.

Përse po udhëtoni për në Shqipëri ?

Për pushime

Vini shpesh ?

Faktikisht çdo vite.

Keni shumë që prisni këtu në Kakavijë?

Jo sot jo, diku te gjysmë orët e të dyja doganat.

Ne kemi ardhur nga Suedia për në Shqipëri, ishim në Shqipëri tani udhëtuam në Greqi për një javë me pushime, tani po kthehemi në Shqipëri, të premten kthehemi në Suedi

Keni shumë që prisni këtu në Kakavijë?

Jo, aty te greku pritëm përafërsisht gjysmë ore, këtu ishte me një sportel tani e bënë me dy, jemi në rregull.

“Jam nga Çekia, udhëtoj për turizëm. kam dëgjuar për Shqipërinë që ka bregdet shumë të bukur”

“Kemi në Greqi 24 vjet unë dhe 26 vjet burri, dhe lëvizim gjithmonë, vemi vimë, e duam vendin tonë”- shprehen turistët.

Keni shumë që prisni këtu në Kakavijë?

Jo, jo 20 minuta besoj, s’kishte shumë radhë.

Po ashtu, strukturat e Policisë së Shtetit në doganën e Kakavijës kanë përforcuar kontrollin e regjimit kufitar për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe ndalimin e të kërkuarve për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat