Haklaj zbardh skenarin: Berisha mbron Ahmetaj, që të mos preket Rama

Shqipëria

Haklaj zbardh skenarin: Berisha mbron Ahmetaj, që të mos preket Rama

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:29
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka komentuar situatën politike në vendin tonë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ujdia që ka bërë Edi Rama dhe Sali Berisha kanë asgjësuar institucionin e votës së lirë.

Më tej ai theksoi se vetë Berisha po i shërben Arben Ahmetajt, në mënyrë që ky i fundit të fitojë azil politik dhe të mos kthehet në Shqipëri e të sulmojë Edi Ramën.

Ndryshimet kushtetuese i bën atentat Kushtetutës shqiptare, pra ujdia Rama-Berisha. Asgjësuan institucionin e votës së lirë, institucionin që ndërtohet shteti i së drejtës. Berisha e di se Ahmetajt po i bëhet atentat, po i bëhet në familje. Berisha  po i shërben Ahmetajt që ky i fundit të marrë letrat në azil politik që të mos vijë këtu dhe të mos i bjerë Edi Ramës. Berisha po i shërben trekëndëshit të Bermudës. Në vitin 2008 Rama e Berisha hodhën themelet e Republikës së Korrupsionit.”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat