Balla në Aeroportin “Nënë Tereza”: Gjatë gushtit pritet të hyjnë dhe dalin 1 milionë pasagjerë në këtë pikë kalimi kufitar

Shqipëria

Balla në Aeroportin “Nënë Tereza”: Gjatë gushtit pritet të hyjnë dhe dalin 1 milionë pasagjerë në këtë pikë kalimi kufitar

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve.

Ai falenderoi Policinë Kufitare, teksa vuri në dukje se edhe në pikun e mbërritjes së pasagjerëve, nuk ka radhë.

Sipas Ballës, gjatë muajit gusht 1 milion pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë këtij muaji në këtë pikë kalimi kufitar.

 “E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat