Pas Durrësit, një tjetër qytet bregdetar ‘përzë’ pushuesit nga stuhia dhe rreshjet e dendura

Shqipëria

Pas Durrësit, një tjetër qytet bregdetar ‘përzë’ pushuesit nga stuhia dhe rreshjet e dendura

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Këtë të shtunë moti i keq ka 'mbërthyer' mbarë vendin, duke mos sjell lëkundje dhe trazira në qytetet bregdetare. Edhe Vlora po përballet me trafik të rënduar si pasojë e rreshjeve të dendura.

Shumë pushues, të cilët kishin zgjedhur bregdetin e Vlorës vendosën të largohen, pas reshjeve të dendura që përfshinë të gjithë vendin.

Kjo ka bërë që rrugët e qytetit bregdetar të bllokohen nga automjetet e shumta.

Nisur nga situata meteorologjike që parashikohet për ditën e sotme, policia apelon që të shmangen aktivitetet në det për shakak të rritjes së dallgëve në det, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat