Deklarata e Murrizit: Në gusht do vijojnë arrestimet e SPAK

Shqipëria

Deklarata e Murrizit: Në gusht do vijojnë arrestimet e SPAK

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ish-deputeti Myslim Murrizi teksa ka komentuar lëvizjet e fundit të SPAK, është shprehur se dhe gjatë këtij muaji do të ketë arrestime të tjera.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se arrestimet do të bëhen në të dy palët e partive.

Më tej ai ka bërë thirrje SPAK që të hetojë këdo që ka vënë dorë mbi taksat publike, që pas vitit 1990.

“Për mua duhet të krijohet një grup opozitar që të ndikojë në ato gjëra që ka nevojë ky ven, nga prishja e pazareve, dhe nëse nuk  e bëjnë përgjegjësia do të jetë mbi ata që nuk lëvizin një hap përpara për ta bërë këtë.  Nuk them që këtu do të bëhet një shoqëri fleksibël. Pres që brenda gushtit SPAK do të arrestoj jo pak të tjerë nga të dyja palë. Hajdutët janë hajdutë. SPAK i bëj thirrje që të hetojë këdo që ka pasur në taksat publike që pas ’90”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat